Home Gjeo-Ekonomia 24 Mars 1999: çfarë ndodhi në 5 orët e mbrëmjes

24 Mars 1999: çfarë ndodhi në 5 orët e mbrëmjes

Nga Azem Parllaku


Më 24 mars 1999, në orën 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatën 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë.
24 Marsi i vitit 1999, është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendimi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin më pas në Ballkan e rajon me vendosjen e forcave të NATO-s, në Kosovë, e përreth saj.

Çfarë ndodhi në 5 orët e 24 Marsit?

Në orën 18:00, mbyllen aeroportet civile që përshkojnë Adriatikun.

Në orën 19:00, dhjetra avionë ngrihen nga baza ajrore e Avianos, Itali, shpërthime të fuqishme tronditin të gjitha instalimet ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.

Në orën 20:15, alarmi antiajror zhurmon në Beograd e Novi Sad.

Në orën 20:18, Prishtina zhytet në terr, ndërpritet rryma elektrike.

Në orën 21:00, Presidenti Bill Klinton, nëpërmjet një konference shtypi për mediat, konfirmon sulmin ajror të Aleancës mbi infrastrukturën ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.

Në orën 21:15 nga Vatikani, Papa Gjon Pali II, e konsideron sulmin si “një humbje për njerëzimin”

Në orën 22:00, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana pohon: “Ka nisur një sulm kundër objektivave serbe në Jugosllavi”.

Në orën 22:30 në një mesazh televiziv presidenti rus Boris Jelsin i kërkon Bill Klintonit, t’i jap fund ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi. Presidenti Jelcin dënon agresionin e Aleancës duke cituar: “Rusia do të mbrohet deri në fund, duke rezervuar të drejtën të marrë masa të plota, përfshi dhe ato ushtarake, për të garantuar sigurinë e saj dhe të Europës”.

Në orën 23:00, Kina kërkon t’i jepet fund bombardimeve

Share: