Home KRYESORE 6 të prekur nga koronavirusi, si është gjendja e tyre

6 të prekur nga koronavirusi, si është gjendja e tyre

Mira Rakacolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë, ka folur në lidhje me gjendjen e 6 personave të konfirmuar se janë prekur nga koronavirusi.

Gjatë një interviste televizive, Rakacolli u shpreh se 3 nga të infektuarit nuk kanë asnjë shenjë të koronavirusit edhe pse janë bartës të tij, ndërsa theksoi se gjendja e 3 personave të tjerë në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive është e qëndrueshme.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka thënë se një person mund të jetë bartës i koronavirusit pa simptoma dhe ke aftësinë për ta transmetuar atë

“Tre nga personat e prekur nga koronavirusi janë të shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. Klinikisht, këto nuk janë raste të rënda. Nga informacionet e fundit që unë kam, ata kanë qenë edhe pa temperaturë, në ndryshim nga një ditë më parë. Për momentin, atyre nuk u rrezikohet jeta. Tre rastet e tjera, janë persona që kanë pasur kontakt me këta persona. Ata nuk kanë deri tani asnjë shenjë të sëmundjes. Mund të jesh bartës i koronavirusit pa simptoma dhe ke aftësinë për ta transmetuar atë. Nëse sëmundja do të zhvillohet, atëherë këta persona do të shkojnë në strukturat spitalore”, tha zëvendësministrja./ Opinion.al

Share: