Një 95-vjeçare, është personi më i vjetër i shëruar nga koronavirusi në Itali.
E moshuara, u diagnostikua me koronavirus në fillim të marsit, dhe u shtrua në spital me urgjencë.
Megjithatë mjekët bëjnë me dije se tani, Alma Clara Corsini, nga Fanano, ka mposhtur virusin dhe ka bërë një rikuperim të plotë.
“Unë jam mirë tani. Ata që u kujdesën për mua ishin njerëz shumë të mirë dhe tani do të më dërgojnë në shtëpi”, ka thënë stërgjyshja e shëruar./Opinion.al