Home KRYESORE Avokati i Henri Çilit: Arrestimi vendim i dhunshëm, u deformua e vërteta

Avokati i Henri Çilit: Arrestimi vendim i dhunshëm, u deformua e vërteta

Ardian Visha, avokati i Henri Çilit, ka folur në lidhje me arrestimin e botuesit.

Gjatë një interviste televizive, Visha tha se falenderimi i kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliut ndaj prokurorit ishte amatores,  pasi në fund doli që ishte punë vetëm e Prokurorisë së Përmetit me përgjimet që kishte kryer.

Sipas avokatit, arrestimi ishte një vendim i dhunshëm ndaj personave Henri Çilit dhe Ilir Korbit, ndërsa theksoi se u deformua e vërteta.

“Në fakt nuk është një akuzë janë katër dhe nuk është vetëm një tërësi akuzash që bien mbi Henri çilin mbi dy juristë të mirë që punonin në UET por është dhe një vendim i dhunshëm kundër lirisë që prodhoi 48 orë burg të padrejtë sa u përpoq të justifikohej Prokuroria. Po të paktën mbi të jemi në gjendje të vlerësojmë dy momente, e para është Konferenca e Shtypit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe seanca gjyqësore. Konferenca e shtypit kam vërejtje për formën dhe përmbajtjen e saj. Mbyllet Konferenca me Ardi Veliun që falenderon prokurorin, një veprim amator. Pra s’mund ta falenderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje. Më pas seanca u shit si një punë e prokurorisë së Përmetit që rezultoi nga përgjimet e këtij institucioni. Kishte deformime të së vërtetës. Deformime që që ndrojnë në çdo veprim logjik në atë që u shkrua dhe që u fol nga këta. ”- tha Ardian Visha./ Opinion.al

Share: