Home Gjeo-Ekonomia Banka e Shqipërisë pezullon pagesën e kredive për 3 muaj

Banka e Shqipërisë pezullon pagesën e kredive për 3 muaj

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë tashmë të detyruar për masa lehtësuese në raport me qytetarët dhe bizneset, në kohën që edhe diçka në raport me paranë e punët publike është pezulluar.

Sipas Producentes Ekzekutive për Biznesin dhe Ekonominë, Aurora Sulçe, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar një mbledhje gjatë së cilës u mor vendimi për pezullimin e pagesës së kredive për 3 muaj.

“Ka qenë një mbledhje që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka bërë me qëllim për t’i dhënë një zgjidhje problemeve që kanë hasur qytetarë dhe bizneset. Në mbledhje u vendos të shtyhen me tre muaj pagesa e interesave të kredive me tre muaj për bizneset dhe qytetarët, kjo për t’iu ardhur në ndihmë të dyja palëve. Nuk do të falen pagesat e kredive, thjesht do të shtyhen. Pritet që Banka e Shqipërisë të publikojë vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës”, deklaroi Sulçe

Më tej, gazetarja e A2 shpjegon se një zhvillim interesant është dhe takimi i biznesit me Ministren e Financave, ku ky komunitet propozoi marrjen e disa masave lehtësuese nga ana e qeverisë.

“Zhvillim interesant qe takimi i komunitetit të biznesit me sipërmarrësit për të diskutuar kërkesat e tyre. Sipërmarrja ka kërkuar që të mos bllokohet aktivitet prodhues agro-ushqimor. Kërkesa e dytë ka të bëjë me shtyrjen e procedurave që biznesi ka me pushtetin. Biznesi kërkon shtyrjen e pagesës së taksave dhe tarifave për të paktën 1 muaj, shtyrjen nga 3-6 muaj të kësteve të kredive ndaj bankave dhe skemë kompensuese nga ana e qeverisë për pagesat e punonjësve që do të çojnë në shtëpi. Ministrja Denaj do t’ia dërgojë këtë paketë qeverisë dhe ne kemi mësuar se qeveria është duke përgatitur një paketë lehtësuese nga buxheti për sipërmarrjen që ëshë e prekur nga ky moment”, përfundoi Sulçe.

Share: