Home KRYESORE COVID- 19/ OBSH në Shqipëri: Është koha për t’i dhënë fund duhanit

COVID- 19/ OBSH në Shqipëri: Është koha për t’i dhënë fund duhanit

Teksa koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që konsumojnë duhan se tani është koha e duhur për ta lënë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, OBSH thotë se duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi, pasi duhani dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i bërë këta persona më të cënueshëm nga infeksioni.

“Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19. Është koha e duhur për t’i dhënë fund 🚭 duhanpirjes për një shëndet më të sigurt dhe më të mirë 💪”, thuhet në njoftimin e OBSH në Tiranë./ Opinion.al

Share: