Home KRYESORE COVID-19 / Shërohet 101 vjeçari që lindi kur gripi spanjoll preku të...

COVID-19 / Shërohet 101 vjeçari që lindi kur gripi spanjoll preku të gjithë botën

Koronavirusi nuk njeh moshë as gjini dhe po infekton çdo ditë mijëra njerëz. Prej kësaj sëmundje ka edhe histori suksesi.

Një burrë 101 vjeçar në Rimini të Italisë ia ka dalë të fitojë luftën me koronavirusin. I moshuari i identifikuar me inicialet M.P., doli nga spitali Infermi ku u shtrua pasi u diagnostikua me Covid-19.

Lajmin e mirë e dha nënkryetarja e Rimini duke thënë se 101-vjeçari lindi në vitin 1919, në mes të një tjetër pandemie botërore (gripi spanjoll), raporton Rimini Today.

Fati i solli një sfidë të re, të cilën ia doli ta fitonte me sukses dhe tashmë është bashkuar me familjarët e tij.

Covid-19 thuhet se prek më së shumti moshat e treta pasi vuajnë nga sëmundje të tjera. Por nuk kanë qenë të rralla rastet që të moshuarit ia kanë dalë të mposhtin virusin dhe të rikthehen në shtëpitë e tyre.

/a.r/javanews.al

Share: