Nga Azem Parllaku
Dija është në duart e pak njerëzve, teksa pjesa tjetër e popullësisë mbahet në padituri. Historikisht pak njerëz kanë kontrolluar gjithmonë masat. I vetmi ndryshim sot qëndron në faktin se këta pak njerëz janë duke manipuluar tërë planetin falë globalizmit të industrisve, bankave dhe të komunikacioneve.
Parimi themelor i këtij kontrolli ka qenë gjithmonë i njejti: t’i mbajë njerëzit në gjendje paditurie, frike e konflikti me vetveten. Teoritë e konspiracionit janë një përpjekje për të rrokur “tablonë e madhe” të historisë. Ne besojmë se shumë nga ngjarjet kryesore që ndodhin në botë, të cilat i japin trajtë rrugës drejt së cilës po ecim, ndodhin sepse dikush ose disa i kanë planifikuar të ndodhin në atë mënyrë.
Nëse janë apo nuk janaë komplotues, nëse janë apo nuk janë të vetëdijshëm për pasojat përfundimtare të veprimeve të tyre, ndikimi i tyre i fuqishëm ka ndihmuar që bota të lëvizë në drejtim të ngjarjeve apokaliptike. Në 10 mijë vite sëmundjet masive janë një kërcënim i vazhdueshëm për njerëzimin.
Vetëm në 500 vitet e fundit bota ka njohur të paktën 15 pandemi gripi, të cilat kanë vrarë miliona njerëz. Që kur bota filloi të njohë perandoritë, bashkë me to erdhi edhe përhapja e sëmundjeve në nivel global (pandemi), rrezikshmëria e të cilave ka shkuar krah për krah me nivelin e dijes apo injorancës njerëzore.
Sot në vitin 2020, bota po njeh një pandemi tjetër. Është një sëmundje që po vazhdoi me këto ritme, thuhet se mund të prekë deri në 70% të popullsisë, dhe të vrasë mbi 10 milion njerëz brenda pak muajve. Deri tani ka shënuar rreth 5000 viktima dhe ka sëmurur rëndë mijëra të tjerë. Një mendje e marrë që prodhoi këtë vrasës, i cili nuk di të përzgjedhë të këqijtë nga të mirët dhe me ç’qëllim, është shembulli klasik i teknikës “problem-reagim-zgjidhje”.
Tashmë problemi është krijuar, është nxitur reagimi dhe kemi mbërritur në valën “duhet bërë diçka”. “Coronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator në Wuhan.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, thotë Francis Boyle, profesor në universitetin e Illinois, i cili në vitin 1989 ka redaktuar aktin kushtetues për Armët Biologjike, që është ligji kundër terrorizmit të armëve biologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
A mos Coronavirus është fjala e fundit e luftës biologjike? Demografia e Coronavirus-it, na ka krijuar idenë e luftës biologjike. Megjithëse askush nuk është i siguruar, një grupmoshë po preket në mënyrë mjaft të tmerrshme. Cilido qoftë supozimi Coronavirus, aktualisht n’a është qasur si një bombë bakterologjike, e cila duhet të asgjesojë gojët e tepërta mbi tokë.
Të marrin që shpërndau këtë patogjen të pamëshirshëm e vdekjeprurës, kundrejt të cilit nuk ka ilaç, e marrtë në qafë Coronavirusi. I marri virusin që jeton tek kafshët, e kërceu te njerëzit. Thuhet ndodhi në një treg të kafshëve të gjalla, siç është ai në Vuhan, Kinë, që fillimisht autoritetet e konsideruan si burimin e shpërthimit aktual, ose mbase ai vinte nga ndonjë burim tjetër kafshësh. Njerëzit u sëmuren dhe përhapën infeksionin rreth e rrotull. Askush nuk i kushtoi vëmendje me ditë, javë ose madje edhe muaj të tërë, pasi shumica e rasteve kaluan pa u vënë re, ose supozohet se bëhet fjalë për sëmundje të tjera të njohura, që qarkullojnë në rajon.
Ndonjëherë publiku nuk është i vetëdijshëm për një kërcënim të ri potencial, sepse autoritetet heshtin për të mos shkaktuar panik ose zemërim, nëse gabojnë për detajet e hershme. Pastaj, papritmas, zbulohet një shpërthim, bie alarmi, publiku kthen sytë dhe bota mbështillet në një krizë globale. Kriza aktuale është është një version i ri i një armiku të vjetër dhe me siguri përvoja dhe manjatët e fuqishëm të farmaceutikës botërore së shpejti do t’a kthejnë në vaksinë, është pjesë e përvojes jetësore dhe historike, e mbështetur mbi dijet e hershme, së cilës i janë referuar, intelektualët dhe të dijshmit, në rrethana kërcënuese.
Në fund po citoj Eduard Ryanin, president i Gjykatës së Lartë të Uiskonsinit, i cili në vitin 1873, i cili duke u folur studentëve në shtetin e tij, u tha: “Një ditë do të duhet të pyesim se kush duhet të vendosë: pasuria, apo njeriu? Kush duhet të udhëheqë: paraja, apo intelekti? Dhe detyrat publike kujt duhet t’i shkojnë? Njerëzve të lirë dhe të arsimuar, apo shërbëtorëve feudalë të kapitalit të kompanive”?