Home KRYESORE Covid19/ Infektohet Drejtori i Urgjencës, Brataj, si është gjendja e tij

Covid19/ Infektohet Drejtori i Urgjencës, Brataj, si është gjendja e tij

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjences Kombëtare, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Lajmi është konfirmuar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin dhe ka qenë aktiv në dhënien e informacioneve lidhur me pandeminë.

Mësohet se Drejtori i Urgjences Kombëtare është karantinuar, nërsa gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik! #BashkëDeriNëFund”– shprehet Manastirliu./ Opinion.al

Share: