Home KRYESORE Dasma mes kaosit të koronavirusit/ Nusja mesazh për të ftuarit: Nëse nuk...

Dasma mes kaosit të koronavirusit/ Nusja mesazh për të ftuarit: Nëse nuk vini, jeni të vdekur për mua

Një nuse që kishte planifikaur  datën e dasmës së bashku me burrin  e saj ishte mërzitur pasi të ftuarit kishin refuzuar t’i  shkonin në dasëm, dhe ajo kishte bërë një status në Facebook ku thoshte se kush nuk do të marrë pjesë në dasëm “është i vdekur”.

Çiftet që kanë pasur të planifikuar dasmat e tyre përgjatëkëtyre javëve nuk kanë pasur fat dhe nuk kanë mundur të shijojnë siç duhet dasmën e tyre për shkak të koronavirusit.

Por teksa janë marrë masa drastike në mbarë globin për mos grumbullimin e njerëzve sepse virusi përhapet shpejtë është e pamundur të bëhet një dasëm ku mesatarisht mblidhen mbi 200 persona.

Një nuse që kishte planifikaur  datën e dasmës së bashku me burrin  e saj ishte mërzitur pasi të ftuarit kishin refuzuar t’i  shkonin në dasëm, dhe ajo kishte bërë një status në Facebook ku thoshte se kush nuk do të marrë pjesë në dasëm “është i vdekur”.

Kjo pasi sipas  saj për dasmën kishte bërë shumë shpenzime dhe nuk donte t’i shkonin dëm.

Postimi i nuses

Unë kam shpenzuar mijëra dollarë. Kam punuar me çdo gjë, kështu që e ndjej si detyrim që t’ia kujtoj të ftuarve të mi, se nuk më intereson. Nëse mungoni në dasmën time prej paranojës së koronavirusit. Ju jeni të vdekur për mua.”– shkroi ajo.

Ndërkohë pas këtij statusi shumë njerëz ju kundërvunë asaj  duke i thënë se çështja e virusit është më serioze se dasma e saj, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Dosja.al

Share: