Home Gjeo-Ekonomia Një grua me koronavirus që fluturoi nga Tirana në Washington fut në...

Një grua me koronavirus që fluturoi nga Tirana në Washington fut në sherr Turqinë me SHBA-të

Një grua 86-vjeçare e nisur nga Tirana është kapur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka përplasur autoritetet amerikane me ato turke.

Gruaja aktualisht ndodhet e shtruar në spital në Maryland. Guvernatori i Maryland në SHBA Larry Hogan tha që e moshuara, është një nga dy rastet e reja në shtet dhe se “kontraktoi virusin ndërsa erdhi nga Turqia”.

Por autoritetet turke e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Në reagimin e tij ministri turk i shëndetësisë thekson se e moshuara amerikane ka udhëtuar nga Tirana më 3 mars, duke përdorur Stambollin si tranzit për në SHBA.

“Eshtë i genjeshtërt lajmi se një grua 86 vjeçare është zbuluar me koronavirus pasi udhëtoi nga Turqia. Gruaja nuk ka qenë këtu por bëhet fjalë për një 86 vjeçare që udhetoi nga Tirana në Washington me tranzit Stambollin”, ka shkruar ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe ambasada turke në SHBA.

/abcnews.al

Share: