Mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi, i ftuar sot në një studio televizive, ka folur në lidhje me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit dhe luftën ndaj kësaj epidemie. Harxhi tha se strategjia më e mirë për të mposhtur virusin është testimi dhe gjurmimi i kontakteve.
“Nuk ishte vetëm mjekësia e papërgatitur. Ishte politika në radhë të parë dhe më pas faktorë të tjerë. Një mjek i njohur amerikan ka thënë se lufta ndaj infeksioneve ka nisur prej kohesh. Një cifut thotë se lufta nuk bëhet duke mbyllur kufijtë, sepse kjo është luftë e vazhdueshme për sa kohë do jetë njerëzimi.
Është e pamundur të ngresh barriera për një virus, por duhen strategji. Strategji janë testimi, janë gjurmimi i kontakteve etj. Kina identifikoi personat që ka takuar njëri i sëmurë dhe ta izolonin. Të gjithë këto ndërhyrje arrijnë në rezultate, pasi nuk ka shkop magjik për këtë punë”, tha Harxhi./E.B-dritare.net