Home KRYESORE E gjeti kur ishte 14-vjeç, pronari grek: Është djali im, e njoha...

E gjeti kur ishte 14-vjeç, pronari grek: Është djali im, e njoha në fusha

Rubrika “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme historinë e veçantë të Xhovalinit. Që kur ishte 14 vjeç, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ai u largua nga familja e tij për në drejtim të Greqisë.

Ka qenë e vështirë sepse i është dashur të ecë 4 ditë dhe 4 netë, derisa të mbërrinte tek një fshat, ku nisi edhe punë, por më pas e kapi policia dhe e ktheu në Shqipëri.

Mendoi ta provonte sërish, por sërish e kthyen. Herën e tretë, Xhovalini shkoni në Selanik dhe teksa ishte duke kërkuar punë njihet me Stathi Tsekitsidis, personi që e ka ndihmuar dhe përkrahur jashtëzakonisht shumë.

Stathi Tsekitsidis: O Xhovani. A more Xhovani. Ky këtu është djali im, e kam njohur në fusha. Është biri im, më thërriste baba, ty të kam njohur baba. Këtë djalin që shikoni këtu e kam njohur në fusha, e mora në punë. Çfarë mund të them për të? Ka disa vëllezër, vinin të gjithë një nga një të fillonin punë. Kanë punuar shumë vite tek ne. E kam dashur kaq shumë këtë djalë, nuk u largua asnjëherë nga unë. Ka fjetur tek ne, bëra një dhomë për të dhe flinte aty me vëllezërit e tij, në fabrikën time. Dhe çfarë donte, dhe shpirtin i kam dhënë që të rritej, s’kishin asgjë. Dhe sot, shiko Xhovanin sot, bravo Xhovani. Të dua shumë Xhovani. Për herë të parë më solle në Shqipëri dhe njoha Tiranën, njoha Shqipërinë dhe e dyta do të njoh nga afër ty se më mori malli.

Xhovalini: Gjëja më e paktë që mund të bëja për ty.

Stathi Tsekitsidis: Gëzohem shumë që je ti.

Xhovalini: Gëzohem shumë që të shoh prapë këtu. Jam këtu sot të të them një faleminderit shumë të madhe publike, për të gjithë ato gjëra që ke bërë për mua, për gjithë ato vite që unë jetoja pranë teje në shtëpinë tuaj.

Stathi Tsekitsidis: E kam bërë nga shpirti.

Xhovalini: Erdha shumë i vogël në Selanik.

Stathi Tsekitsidis: 14 -15 vjeç dhe u bëre 27-30!

Xhovalini: Punova 3 vjet pranë jush, të gjithë u kujdesët për mua, të gjithë më ndihmuat dhe ju dhe familja. Ti më thoje: Xhovani kujdes, je i vogël, erdhe këtu të punosh, të mbledhësh 5 lekë, kujdes lekët si sytë e ballit. Dhe me punë, me djersën dhe duke menduar fjalët e tua zoti Stathi, ia arrita sot të kem një shtëpi timen, një shtëpi ku nuk mungon gjë dhe njeriu i vetëm që më ka ndihmuar në jetën time, je ti Zoti Stathi. Të them faleminderit shumë dhe mirëseerdhe në Shqipërinë tonë. Njerëzit e mirë janë si ty.

Stathi Tsekitsidis: Jam shu

Share: