Home KRYESORE Foto Galeri/ Brenda ishujve të izoluar, ku ligjin e bëjnë gratë

Foto Galeri/ Brenda ishujve të izoluar, ku ligjin e bëjnë gratë

Shoqëritë e izoluara të dy ishujve të Estonisë, Kihnu dhe Manija, në detin Baltik, janë konsideruar shpesh si shoqëritë e fundit matriarkale në Europë.

Të veçuar gjeografikisht, për shekuj këto ishuj kanë pasur një rend shoqëror të veçantë, ku përgjegjësitë më të mëdha, dhe si pasojë edhe vendimet, i merrnin gratë. Që nga organizimi i shtëpisë, punëve në fermë, e deri te ceremonitë mortore, gratë e moshuara organizojnë jetën, teksa burrat e tyre lundrojnë në det.

Pavarësisht vështirësive për të ruajtur këtë stil jetesë, sidomos gjatë sundimit të Bashkimit Sovjetik, këto gra kanë arritur të trashëgojnë brez pas brezi traditën që vazhdon edhe sot, pa u penguar nga modernizimi i Estonisë.

1
1
2
3
4
5
6
7
8
9

<►>

Share: