Home KRYESORE Gazetarja tregon medikamentet që përdorin në Maqedoninë e Veriut

Gazetarja tregon medikamentet që përdorin në Maqedoninë e Veriut

Gazetarja e Klan Maqedonisë, Xhumadije Ibrahimi tha se në Maqedoninë e Veriut ka nisur trajtimi i pacientëve me koronavirus me anë “të kombinimit të klorkininës dhe azitromicinës”.

Ky trajtim është aprovuar me anë të një udhëzimi të lëshuar nga ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Kjo formulë është prezantuar edhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump disa ditë më parë në Tëitter.

Megjithatë gazetarja bëri të ditur se ky trajtim nuk i jepet të gjithë pacientëve “për shakak se ata që kanë probleme me zemrën nuk mund ta përballojnë këtë terapi” dhe për këtë arsye “në maqedoni të gjithë pacientëve po i bëhet kontrolli i zemrës”.

Mjeku infektolog Fadil Cana tha se për këtë terapi gjithësesi merret edhe miratimi i pacientit për arsye se ajo ende nuk është aprovuar përfundimisht si kurë për COVID-19.

Situata në Maqedoninë e Veriut është përshallëzuar ditën e sotme me 29 raste të reja të konfirmuara ndërsa numri total të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 177. /Opinion.al

Share: