Nga Mirilda Tili
Pse rrefuzoj ta degjoj KM.
Eshte i njejti qe ka deklaruar qe jemi vend me rrezikshmeri te ulet. Me pas deklaroi se ne kemi marre masat sic duhet, por me pas u kujtua qe nuk i kishte marre tamam, dhe u detyrua te fuste te gjithe vendin ne karantine, aq sa ende ka kaos.
Ja ka hequr te drejten e fjales eksperteve te fushes dhe ngeli gjithe diten live.
Pervec kesaj, thote mbyllini ne shtepi dhe ben lidhje nga oborri i shtepise se bashku me kakarisjen e pulave te fshatit,
Pale kur e thote qe “me e keqja nuk ka ardhur ende” a thua se po thote “te keqes i erdhi fundi”.
Por kulmi eshte kur thote qe agejron 16 ore dhe se ben yoga. Mire ben qe i ben, ne rast se i ben vertet, por boll.
Te lere mjekët dhe shkencetaret te flasin!