Home QASJE POLITIKE Gjeneral * Ahmetaj: “Përshëndet Udhëheqësin Suprem për shpalljen zyrtarisht të fatëkeqësisë...

Gjeneral * Ahmetaj: “Përshëndet Udhëheqësin Suprem për shpalljen zyrtarisht të fatëkeqësisë shëndetësore”!

Marrë nga stausi personal në FB !

Të dashur miq, vellëzër & motra,

Në mbrëmjen e datës 24 Mars, “Fiks 1 muaj” mbasi opozita kishte ngritur alarmin në përballjen me Coronavirusin, në emisionin “opinion”, shqiptarët (çuditërisht edhe Ministri përgjegjës A. Ahmetaj !!) u njohëm se, Qeveria, në fakt Udhëheqësi Suprem i Surre(a)lit, ka shpalluar emergjencën e fatëkeqësisë shëndetësore, si dhe paketën e vetë-quajtur “Rama 2”, të kompesimeve sociale ndaj qytetarëve si dhe të mbështetjes ndaj biznesit.

Dje, u mblodhë edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por “i gjithëpushtetshmi”, nuk mundet ta linte edhe këtë vendimarje, qoftë edhe si “atribut formal” të një “instrumenti këshillimor por KUSHTETUES gjithësesi”.

Në cilësinë e ekspertit të çështjeve të Sigurisë Kombëtare, megjithëse shumë të vonuar, e përshëndes Kryeministrin për këtë vendimmarje, por po ashtu:

• Të kapërcejë paranojën e “Sulltanit të Madhërishēm”, dhe të ushtrojë përgjegjesitë shtetërore bazuar në kushtetë&ligjet e vendit.

• Ta lerë “prapagandën cinike” dhe të garantojë se kompensimet sociale të qytetarëve & paketat me lehtësirat & mbështetja e biznesit nuk janë: “nga thesi i dëshirave të Kryeministrit”, por DETYRIME të përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës; nenet 19, 22 & 41 të Ligjit nr. 45/2019, “mbrojtjen civile”; dhe nenit 7, pika 4, të Ligjit 15/2016: “parndalimin, luftimin & mbrojtjen e sëmundeve infektive”!

• Të legjetimojë përdorimin e FA, mbi bazën e nenit 174 të Kushtetutës (fatëkeqësive natyrore), & nenit 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”.

• Të legjitimojë (në kuvend) brenda max 45 ditesh, të gjitha aktet normative që ka nxjerrë duke keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës.

Përfitoj nga ky rast, të shpreh mirënjohjen për heronjtë tanë: “mjekët, infermierët, policinë e shtetit, ushtarkët, & këdo të angazhar me këtë pandemi vdekje-prurëse”.

Së fundmi, uroj, lutem dhe besoj fort se, do ia dalim ta fitojmë betejën me Covid-19 dhe do ti bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë kërcënim për jeten, strandartet e sigurisë, mirëqenien e qytetarëve si & vlerat demokratike të shoqërisë.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombetare të PD,
(6 vjet) Këshilltar Ushtarak i dy Presidentëve të RSH!

Share: