Një grua e diagnostikuar me kancer të pashërueshëm të gjirit, la bashkëshortin që të mund të kishte një seks më të mirë përpara se të vdiste. Molly, mbiemri i së cilës nuk bëhet i ditur, u diagnostikua dhe filloi terapitë kundër kancerit në vitin 2011.
Por kur mësoi disa kohë më pas që kanceri i saj avancoi në një shkallë të pashërueshme, ajo vendosi të ndahet nga burri i saj dhe të eksperimentojë në aventura seksuale. Të gjithë historitë e saj të tradhtisë, gruaja e regjistroi me një kamera me ndihmën e shoqes më të mirë, Nikki.
“Kemi pasur probleme me seksin para se kanceri të më shfaqej (që herën e parë). Para se të diagnostikohesha, unë mundohesha që së bashku me partnerin të rimbushim jetën tonë seksuale… dhe më pas kanceri u shfaq”, u shpreh gruaja.
Molley, e cila vdiq marsin e kaluar në moshën 45 vjeçare, u shpreh se qëndroi përkrah ish- bashkëshortit gjatë trajtimeve të kimioterapive për kancerin, që në momentin kur u diagnostikua herën e parë. Por pasi mësoi se fati i saj ishte i përcaktuar, vendosi të ndahej prej tij dhe të merrte jetën në duart e saj.
“Seksi më bën të ndihem e gjallë”, tha Molly.
Sakaq, gruaja u shpreh se arriti të ketë deri në 180 kontakte meshkujsh në aparatin e saj celular si edhe përfundoi duke dërguar foto nudo në aplikacione takimesh online.
Top Channel