Home KRYESORE Gruaja e shqiptarit që vrau vajzën fajëson sistemin shëndetësor australian

Gruaja e shqiptarit që vrau vajzën fajëson sistemin shëndetësor australian

Petrit Lekaj, shqiptari që vrau vajzën e tij me thikë në Australi ka tentuar të vrasë veten pasi mori dënimin me burg.

49-vjeçari ka pranuar se ka kryer krimin e tmerrshëm pasi ishte vënë në dijeni se vajza e tij përdorte drogë. Sabrina Lekaj u gjet me plagë të shumta thike në automjet sëbashku me të atin i cili pasi e kishte vrarë kishte tentuar të vriste veten. 18-vjeçarja ishte duke kaluar një moment të vështirë në familje, kryesisht me të atin i cili kërkonte ta kufizonte plotësisht nga jeta sociale.

Megjithatë, mamaja e Sabrinës, Romina Lekaj e ka vizituar rregullisht bashkëshkortin e saj në burg, njoftojnë mediat australiane.

Ajo ka fajësuar për shkatërrimin e familjes së saj sistemin shëndetësor të Australisë.

“Thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim) dhe epidemisë së drogërave që përfshinë shtetin tonë, ku edhe fëmijët tanë më të zgjuar po bien pre“, tha ajo.

“Shpresoj që ky rast të jetë një zgjim për të shpëtuar disa familje të tjera.”

Në shkurt të vitit të shkuar, më shumë se gjashtë muaj para ngjarjes tragjike, psikiatri mjekoligjor David Kutlaca zbuloi se Petrit Lekaj vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Lekaj i tha psikiatrit në atë periudhë se kishte probleme me gjumin, stomakun dhe ënjtje të zemrës.

Ai u dënua nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë me burgim të përjetshëm me minimumi 20 vite burg pa lirim me kusht.

Gjykatësi tha se reagimi i dhunshëm i Lekajt ndaj përdorimit të drogës rekreative të së bijës ishte ‘ironi’, duke pasur parasysh se ai kishte kaluar më shumë se katër vjet në burg për trafik droge. /Opinion.al

Share: