Home KRYESORE Haradinaj Ramës: E di që nuk ma fal dot që ia prisha...

Haradinaj Ramës: E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Nuk ka vonuar përgjigjja e Ramush Haradinaj ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për vendimin e Albin Kurtit për çështjen e taksës ndaj Serbisë. 

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh”, shkruan haradinaj pasi kryeministri Edi Rama u shpreh kundër tij në twitter. 

“Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, shkruan Haradinaj më tej.

Reagimi i Haradinaj

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.

Top Channel

Share: