Në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, shpjegon domethënien dhe rëndësinë e lutjes së Rruzares Shenjte dhe i fton besimtarë e jo besimtarë, çdonjëri sipas mënyrën së vet, t’i bashkohen kësaj nisme çdo mbrëmje, në orën 21.00.
R.SH. – Vatikan
Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë çdo mbrëmje bashkohen në orën 21.00 e, me Rruzaren Shenjte, i drejtojnë Zotit një lutje për shpëtimin e gjithë atyre, që vuajnë nga koronavirusi. “Ju ftoj të gjithëve, besimtarë e jo besimtarë, që të bashkuar të lutemi, secili në mënyrën e vet”, u bën thirrje imzot Gjergj Meta shqiptarëve brenda e jashtë atdheut.
Në mënyrë të veçantë nesër, më 19 mars, në orën 21.00, ipeshkvijtë e Shqipërisë bashkohen në lutjen e Rruzares Shenjte bashkë me ipeshkvijtë e Italisë dhe të gjithë shqiptarët, që jetojnë e punojnë në Itali. Në mikrofonin tonë, Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, shpjegon domethënien e rëndësinë e çastit të lutjes së Rruzares Shenjte dhe i fton besimtarë e jo besimtarë t’i bashkohen kësaj nisme…