Home Gjeo-Ekonomia Ish-pronarët kundër ligjit për proceset kalimtare të pronësisë: Nuk janë përfshire interesat...

Ish-pronarët kundër ligjit për proceset kalimtare të pronësisë: Nuk janë përfshire interesat e pronarëve të ligjshëm

Ish-pronarët  ankohen se projekligji i ri që për pronat që po diskutohet në komisionet parlamentare nuk mbron asnjë të drejtë të tyre. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi deklaron se ish-pronarëve nuk u është marë asnjë mendim ndërsa akuzon se me ndryshimet e fundit favorizohen të gjithë ata qytetarë që kanë ndërtuar pa leje.

“Sipërfaqja e tokës që legalizohet rritet nga 300 metra në 500 metra. Kjo është një bonus që u jepet të gjithë atyre që unë po i quaj pushtues të tokave. Sot janë qytetarët të nderuar të Republikës, dhe ligjvënëse mendon tu bëjë edhe një dhuratë tjetër”, thotë ai.

Vorpsi deklaron se në draft nuk ka asnjë pikë për 10 mijë dosje të pronësisë që kanë mbetur të patrajtuara duke i detyruar qytetarët të zvarriten nëpër proçese gjyqësore.

“Shteti shqiptar sot me këtë projektligj të famshëm merr përsipër të ndajë ç’është e pandarë. Dhe nga ana tjetër i ka thënë pronarëve për ato 140 mijë hektarë tokë që kemi kërkuar këtu e 12 vjet më parë q ëtë merrja një vendim…shkoni t’i merrni në dyert e gjykatave”, shprehet Vorpsi.

Sipas ish-pronarëve i padrejtë është edhe neni që parashikon që për investime strategjike pronarëve tju hiqet titulli i pronësisë e të shpërblehen me çmimet e referencës të cilat janë shumë më të ulta se tregu.

Pavarësisht se për këtë draft u kërkua opinioni i Komisionit të Venecias kreu i shoqatës Pronësi me Drejtësi  sqaron se mendimi i kërkuar nuk ka lidhje me thelbin e ligjit dhe nuk ka ndikuar në përmirësimin e tij. /abcnews.al

Share: