Home KRYESORE Jemi në luftë’/ Rama kapet me kritikët: Çfarë kërkoni nga unë? Kjo...

Jemi në luftë’/ Rama kapet me kritikët: Çfarë kërkoni nga unë? Kjo mortje kërcënon të na grijë si mish qeni

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sot qytetarëve me shumë pyetje, me shumë pse, për të gjitha kritikat që bëhen sa i takon masave të marrë për situatën e koronavirusit.

Shefi i qeverisë e ka krahasuar veten me babain në çdo familje që “kur shkul veshin të do të keqen apo s’të do si dritën e syve?”

Të gjithë jemi mërzitur dhe me babain por të gjithë kemi kuptuar se kur babai dicka nuk shkon me ne, mua më ra për hise tua them të bëj gjëra që s’ka se si tu pëlqejnë e të ndiheni në vështirësi, por pse më pëlqejnë mua e gëzojnë këto masa shtrëngese? Më pëlqejnë mua llogaritë që bëjmë këtu çdo ditë për shifrat e papunësisë që rriten? Ku hyjnë përditë e më pak të ardhura, që të ardhurat bien e në si në cdo shtëpi bie dhe fuqia për të shpenzuar si zakonisht e për të lënë dicka mënjanë, shifrat e papunësisë që rriten e rriten për ditë me shkurtime nga puna? Më pëlqen mua të mbyll shkolla e biznese për javë të tëra e tu tregoj se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi? Apo të përballem me lloj lloj reagimesh instiktive që më shkruajnë këtu sikur ua solla unë luftën e unë rri në shpellën e një thesari me florinj e ironizoj ata që ankohen? Po pse nuk e shihni ju çfarë po ndodh në Itali? Nuk e shihni si u katandis edhe ushtria amerikane. Nuk e kuptoni ju që në këtë luftë botërore as Amerika s’ka rrugë tjetër veçse të futemi brenda. Ç’a kërkoni, t’ju tregon përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpie sot dhe nesër të shoh si do përfundojmë në një gropë më të zezë se viti ’97.  E vërteta duket gjithmonë arrogante”, tha Rama.

g.kosovari/javanews

Share: