Home KRYESORE Këshillim me Teledoc/ Mjekët do t’i përgjigjen falas sot të gjithë qytetarëve

Këshillim me Teledoc/ Mjekët do t’i përgjigjen falas sot të gjithë qytetarëve

Telemjekësia është shërbimi mjekësor nga distance, përmes përdorimit të telefonit me internet që mundëson shkëmbimin e informacionit ndërmjet mjekut dhe pacientit. 

Ky shërbim në Tiranë ofrohet nga Teledoc. Në Teledoc ju mund të kërkoni mjekun e përgjithshëm, dhe jo vetëm. 

“Teledoc është një kompani austriake prej një vitit në Tiranë. Ne ofrojmë një platformë me mjek të cilët u japin këshilla pacientëve. Pra pacientët mund të marrin direkt mjekun nëpërmjet një aplikacioni që është Teledoc global dhe mund të flasin 24 orë për shtatë ditë të javës në të gjithë vitin”, shprehet Besa Mulita, koordinatore Teledoc.

Deri më tani në Shqipëri Teledoc përdoret nga 1000 qytetarë, ata marrin shërbimin e tyre duke u abonuar në kartat individuale dhe ato familjare. Ndërsa sot Teledoc ka vendosur tu përgjigjet të gjithë qytetarëve falas, mjafton të shkarkoni në telefonin apo ipadin tuaj aplikacionin Teledoc global.

“Me rastin e situatës kritike që ne po kalojmë Teledoc global ka vendosur një linjë falas për të gjithë personat të cilët mendojnë që mund të kenë simptomat e gripit. Në momentin që ata janë të shqetësuar mund të shkarkojnë aplikacionin Teledoc global të regjistrohen në faqen Teledoc. global si dhe emailin e tyre më pas do t’iu vijnë të dhënat që mund ta përdorin këtë aplikacion falas pra pa pagesë. Kjo ofertë do të jetë për dy javë”, shton Besa Mulita.

Nëse gjendja shëndetësore e pacientit është e rënduar, ai mund të paraqitet në klinikën e Teledoc ku gjendet mjekët më të të vendit, të cilët na japi dhe këshilla se sit ë mbrohemi nga virusi famëkeq Covid-19. 

“E ruajmë njëri-tjetrin duke respektuar me rigorizitet mund të jetë asociale kjo që po them, por është e domosdoshme. Duhet të rrimë mbi 1 metër larg, mos frekuentoni asnjë ambient të mbipopulluar si lokale, bare, restorante dhe diskoteka dhe një ka gjërat e mira që ne ofrojmë janë telefonatat në Teledoc”, thotë Diana Hysi, mjeke. 

Top Channel

Share: