Home KRYESORE Koronavirusi/ AMA thirrje mediave: Ruani distancën me të ftuarit

Koronavirusi/ AMA thirrje mediave: Ruani distancën me të ftuarit

Shqipëria ka regjistruar 10 raste me koronavirus. Ndërkohë, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë apel mediave që të ndjekin me rigorozitet rregullat e nevojshme, të cilat ndihmojnë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Autoriteti i Mediave Audiovizive shprehet se në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio t audiovizive ku ndodhen persona, të respektojnë distancën optimale mes tyre.

Ndërkohë, për emisionet që kanë publik, AMA ka këshilluar që të evitojnë një gjë të tillë.

“AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen. AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqendrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre. Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë”, bën me dije AMA./ Opinion.a

Share: