Home KRYESORE Koronavirusi/ Europa dhe Amerika në ankth, Kina gati të mbyllë spitalet

Koronavirusi/ Europa dhe Amerika në ankth, Kina gati të mbyllë spitalet

Duke nisur nga nesër, 14 spitalet e ndërtuara për të përballuar emergjencën e koronavirusit në zonën e Wuhanit në Kinë, mund të mbyllen. Disa struktura janë çmontuar në fillim të marsit, të tjera janë mbyllur dje, ndërsa tre strukturat e mbetura ende në veprim pritet të mbyllen më 10 mars, raporton Televizioni Qendror i Kinës.

Spitalet dhe klinikat kineze të ndërtuara në kohë rekord disa ditë pasi nisi shpërthimi i Covid-19 kanë trajtuar rreth 12,000 raste në Wuhan, zona më e prekur nga koronavirusi. Falë karantinës dhe sistemeve të kontrollit në provincën kineze, numri i personave të shëruar ose të transferuar në strukturat e tjera është rritur në atë masë sa të çojë në mbylljen e tyre.

Për momentin, sipas China Daily, ka vetëm 100 pacientë që janë ende në trajtim në spitalet e mbetur aktive, dhe do të transferohen në spitalet e përcaktuara për Covid-19.

Strukturat modulare të ndërtuara në pak ditë në Kinë do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht dhe do të rihapen vetëm nëse është e nevojshme.

Mbyllja e tyre shoqërohet gjithashtu, me lajmet për rihapjen e afërt të disa shkollave, uljen e numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Kinë dhe me kthimin në punë të stafit të strukturave të ndryshme. Shenja që flasin për një kthim të lehtë në normalitet pas disa javësh lufte të ashpër kundër epidemisë, dhe me një bllokadë totale të vendit që duket tani për tani, të ketë rezultuar efektive në betejën kundër përhapjes së virusit që ka prekur më shumë se 80 mijë njerëz vetëm në Kinë.

Por teksa, agjensia Xinhua publikoi imazhet e mjekëve dhe infermierëve të “Wuhan Livingroom” duke festuar mbylljen e njërit prej spitaleve të dielën pasdite, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të frikshme të numrit të të prekurve me virusin e ri./Opinion.al

Share: