Home KRYESORE Pika e Murriqanit, flet mjekja nga kufiri: 28-vjeçari me koronavirus nuk u...

Pika e Murriqanit, flet mjekja nga kufiri: 28-vjeçari me koronavirus nuk u kontrollua, nuk vinte nga ‘zona e kuqe’

SHKODËR– Mjekja përgjegjëse për kontrollet në pikën e Murriqanit në një deklaratë për mediat ka treguar se 28-vjeçari me koronavirus që erdhi në Shqipëri nga Itali nuk është kontrolluar në momentin e kalimit të doganës. 

Ajo është shprehur se më 26 shkurt, ditë kur i riu ka hyrë në Shqipëri, në shërbim kanë qënë tre mjeke por ai nuk është kontrolluar pasi nuk vinte nga “zona e kuqe” në Itali por nga Firence. 

MJEKJA: Ne në pikën kufitare kemi përgjegjësinë tonë për të monitoruar situatën. Në pikën kufitare nuk kanë munguar pajisjet mbrojtëse për personelin.

PYETJE: Rasti me koronavirus?

MJEKJA: Ka pasur kontrolle, mund ta verifikoni në drejtori. Ne kemi kohë që bëjmë kontrolle. Ka qënë tre punonjëse kur ky person ka kaluar.

PYETJE: Nuk ka pasur shenja?

MJEKJA: Mund të kalojnë, mund të jetë në ditët e para të sëmundjes. Personi ka qenë pa shenja. Ndaj këtij personi nuk është bërë kontroll. 28-vjeçari erdhi nga Fierence dhe jo nga zona e kuqe.

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Një 28-vjeçar i infektuar me koronavirus me iniciale V.K. ka ardhur nga pika e Murriqanit në Shqipëri që prej datës 26 shkurt. Ai ka infektuar dhe të atin e tij, 54-vjeçarin P.K. Të dy ndodhen në karantinë në spitalin infektiv në QSUT. Babë e bir janë banor të rrugës Irfan Tomini në Tiranë dhe bashkë me ta në karantinë janë futur edhe të afërmit dhe dy personave të infektuar. Për të riun që ka hyrë në Shqipëri, mjekja e pikës së Murriqanit tha se ai nuk kishet shfaqur shenja të virusit dhe vinte nga Firence, larg nga veriu i Italisë që është cilësuar si “zonë e kuqe”./dosja.al

Share: