Home KRYESORE Koronavirusi/ Kuvendi do vazhdojë punën normalisht, Balla: Nuk ka vend për panik

Koronavirusi/ Kuvendi do vazhdojë punën normalisht, Balla: Nuk ka vend për panik

Pavarësisht konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri dhe marrjen e masave të para nga ana e qeverisë, mësohet se puna e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të pezullohet. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Kuvendi do të vazhdojë normalisht punën.

“Të zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën në komisione dhe seancë plenare”, ishte porosia e tij.

Ne mbledhje u miratua gjithashtu edhe rregullorja e Grupit Parlamentar.

Top Channel

Share: