Ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran ka paralajmëruar sot njerëzit të bëjnë kujdes me barnat që marrin.
Sipas tij, medikamente si ibuprofeni apo kortizonet mund të jenë faktorë që ndikojnë në agravimin e koronavirusit.
“Të marrësh ibuprofen apo kortizonë, mund të ndikoj për keq tek një infeksion i tillë si koronavirusi. Në rast se keni temperaturë merrni një paracetamol. Nëse aktualisht po pinit anti-inflamatorë si ato që përmendëm më lart, duhet të kosultoheni me mjekun gjatë kësaj periudhe.”- shkruan ministri francez në Twitter.
Deri më tani, Franca ka 3661 të prekur nga koronavirusi dhe 79 viktima./Opinion.al