Home KRYESORE Koronavirusi/ Rama: Nesër ndërpriten linjat e transportit me Greqinë

Koronavirusi/ Rama: Nesër ndërpriten linjat e transportit me Greqinë

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga nesër do të mbyllen linjat e transportit me Greqinë.

Rama shprehet në postimin e tij në rrjetet sociale se, do të ndërpritet transporti ajror dhe ai me autobus.

Reagimi

Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10:00 mbyllen hyrje-daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus!

Frikë aspak, kujdes po!/Opinion.al

Share: