Përhapja e koronavirusit në Itali ende nuk po ndalet megjithatë ritme kanë rënë. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 52, ndërsa numri i pacientëve të prekur është të paktën 1835 persona.
Të dhënat e fundit janë bërë publike nga Mbrojtja Civile në Itali si dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë. Ndërkohë në lidhje me përhapjen e shpejtë të koronavirusit së fundmi ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit të cilët thonë se ditët në vijim do të tregojnë nëse masat e parandalimit janë efikase apo jo.
“Ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të kuptuar nëse masat janë në gjendje të ndalojnë infeksionin” thotë OBSH. Ndërkohë shpjegohet se “nuk është një pandemi, por një epidemi dhe ajo mund të përmbahet”.
Qeveria Italiane po punon për nj dekret të dytë lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas mediave vendase parashikohet që qeveria të përballet me pasoja ekonomike nga përhapja e virusit vdekjeprurës. Kryeministri Conte është duke punuar për një manovër anti-virus dhe do të bashkojë të gjitha palët sonte për të dhënë një zgjidhje efikase kundër koronavirusit.
Nga ana tjetër Gualtieri dhe Di Maio do të takojnë kompanitë e eksportit sot. Masat e reja parashikohet të kenë të bëjnë me të gjithë vendin dhe jo vetëm zonat “e kuqe” të përhapjes së koronavirusit. Parashikohet që të ketë zbritje të taksave, ndihmë për ndërmarrjet dhe rigjallërim të turizmit. Por pavarësisht vdekjeve të larta, nga ky virus ka edhe disa bilanca të mirë që japin shpresë. Shërimi i pacientëve të prekur ka arritur në 14966 më shumë në vetëm në një ditë.
Nëse të dielën rritja e pacientëve ishte 50%, të hënën ajo ndaloi në vetëm 16%, me 258 raste të tjera. Për më tepër, nga këto, 50% janë asimptomatike (ose me simptoma të buta) dhe në izolimin në shtëpi, 40% janë shtruar në spital me simptoma dhe vetëm 10% në kujdes intensiv.
“Një shifër ngushëlluese” thotë Komisioneri Angelo Borrelli duke nënvizuar se kjo është një përqindje që ndjek shifrën e përgjithshme.
Top Channel