Në vendin tonë janë shëruar 33 persona të prekur nga koronavirusi.
Të dhënat i bëri sot me dije Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila dha lajmin e mirë se deri më tani janë 33 personat e shëruar, mes tyre dhe 3 mjekë.
“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, 3 prej tyre janë mjekë”, u shpreh Bino.
Ndërkohë, ka shkuar në 197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19./Opinion.al