Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen më 25 shkurt, ku një 46-vjeçar vrau me armë ish-gruan dhe vëllain e saj është bërë sot pjesë e emisionit “Me zëmër të hapur” në ‘News24’.
Fran Filopati, babai i viktimave, Esmeraldës dhe Vledisonit, pohoi se mbesat e tij (vajzat e Esmeraldës) panë skenën e rëndë, dy trupat e pajetë në oborrin e banesës së tyre. Ai tha se ishte duke parë “News24” në momentin kur dëgjoj zhurma jashtë dhe kur doli u përball me skenën e rëndë.
“Kam qenë duke parë televizor. Po shihja lajmet tek News24. Vetëm kur kam dëgjuar makinën që u mbyll. Dola jashtë, pasi dëgjova zhurmën. Mendova se ishin fishekzjarrë. Dhe gruaja jashtë që i gjetur të shtirë të dy. Mbesat ishin brenda, por dolën dhe ato jashtë dhe nisën të qanin kur panë skenën. Më kanë ardhur nga bashkia, kanë pirë kafe dhe kanë ikur. Askush nuk i ka rënë ndërmend të ndihmojë. Brenda këtij viti ka pasur dy urdhra mbrojtje. Nuk ishim ndjerë të kërcënuar. Ajo ka qenë vetëm me një përkrahje, 50 mijë lekë ne muaj. Vajza dhe djali kishin qene në Rrëshen. Vajza nuk punonte se ne i kishim thënë që të kujdesej për vajzat”, pohoi babai i viktimave.
(ed.me/BalkanWeb)