Kryeministri Edi Rama shkuar sot në kryeministri ku 80% e stafit nuk ishte i pranishëm për shkak të urdhrit për qëndrimin në shtëpi të administratës dhe punës nga aty me kompjutera.
Rama i bën apel qytetarëve të hapin dritaret dhe të moshuarit apo të sëmurit kronikë t’i vendosin në dhoma më vete.
Ai shton se koronavirusi është një sëmundje që nëse nuk merret seriozisht mund të kthehet në një humnerë ku bie apo një zjarr ku mund të digjesh pasi nuk bën shaka edhe pse është një grimcë e vogël por që mund të të marrë edhe jetën.
”Duket si e dielë në këtë godinë që jemi mësuar të punojmë pa orar. shumica punojnë me kompjuter nga shtëpia dhe dritaret janë hapur gjithandej.
Me urdhër nga Vali që është një eksperte për këtë.
Për mua s’ka më asnjë hapje zyre, larje duarsh rregullisht, kontakte fizike të reduktuara, askush më afër se 2 metra.
80% e punës këtu kryhet përmes celulave dixhitale që ishin ngritur për kohë emergjencash, gjendje e çuditshme por e detyrueshme për t’u mbrojtur nga korona dhe për mos u kthyer në transportuers në trupin e të afërmve.
”Më ka përlqyer gjithmonë një shprehje e një miku të paharruar nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun. Rrezikun e kam parë gjithmonë si produkt të frikës. Me koronën e mësova me pahir që kur u shfaq në Kinë, njësoj si me humnerën, copëtohesh po u hodhe dhe me zjarrin digjesh po u hodhe trimërisht.
Jemi mësuar ta quajmë kujdes. Ndërsa kujdesin nga korona priremi të quajmë rrezik nga një frikë. Shumë nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë apo të hedhë në humnerë të afërmit. Na duket budallallëk që një gjallesë e padukshme, përballë të cilës një mushkonjë duket sikur të ishin 10 himalaje të vendosur njëra mbi tjetrën mund të na ndalojë të shkojmë në kafe, internet, palestër, të puthemi, të mblidhemi apo të shkojmë në ceremoni mortore.
Si mundeni ne që t’i trembemi një grimce dhe të harrojmë kreshnikët, malet prej të cilëve rrjedhim që i bëjmë.
Korona nuk bën shaka. Ja prish gjumin 80% të atyre që iu ngjitet por ata që i kap gafil 20% i cimbis ngado, i merr frymën, i ha fytin dhe i përdor për të kapërcyer në një të afërm, gjyshërit, shtatzënë derisa arrin ta marrë në botën tjetër. Korona zmbrapset vetëm me solidaritet dhe disiplinë.
Duhet të rrinë në shtëpi, mbani dritaret hapur, shyqyr edhe koha e lejon. T’i mbajnë në një dhomë tjetër të moshuarit apo të mësuarit kronikë.
Të shohin sa më pak lajme dhe sidomos ato debatet që janë vatrat e infodemisë. Ndiqni informacionet zsyrtare dhe ndiqni këshillat. Sa më të disiplunuar dhe sa më shumë të shtrëngohemi në këto masa, nuk po vjen fundi i botës, dhe as jemi thirrur të çajmë rrethimin me armë por të izolohemi nga kontaktet e përditshmërisë.
Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia, Greqia etj të vetëkarantinohen.”- tha Rama.
(BalkanWeb)