Home KRYESORE KUSH ISHTE PETRO ZHEJI? Rithemeluesi gjenial i besimit atdhetar e fetar, krijuesi...

KUSH ISHTE PETRO ZHEJI? Rithemeluesi gjenial i besimit atdhetar e fetar, krijuesi i logjikes se simbolit te lire…

Nga Lluka Qafoku

Me rastin e 5 vjetorit te humbjes fizike te mikut te shtrenjte te pazevendesueshem, udherrefyesit te pashoq te elites sone te vertete, rithemeluesit gjenial te besimit atdhetar e fetar, Krijuesit te logjikes se simbolit te lire (Algoritmit simbolik)

KUSH ISHTE PETRO ZHEJI

Petro Zheji ka qënë një personalitet i jashtzakonshëm shumëplanësh, që rrallë, shumë rrallë, ndeshet. Ishte një mësues i supertalentuar i të gjitha moshave dhe shtresave shoqërore, dhe gama e tij e mësimdhënies ishte e gjerë dhe e gjithanshme , siç ishte kultura e tij e thellë dhe e kristaltë. Takimi më të ishte shterues, ai ishte nje psikolog I jashtzakonshëm dhe ka lënë gjurmë në të gjithë intelektualët e shquar që njohu, fatkeqësisht vetëm në Shqipëri.

Përkthimet e tij të shkëlqyera kanë ushtruar një ndikim të ndjeshëm në ngritjen në një stad bashkëkohor të aftësive shprehëse të gjuhës shqipe, me fjalëformimet e tij të larmishme e të bazuara fort në traditën tonë më të mirë, por duke futur edhe po ato mjete shprehëse të letërsisë bashkëkohore që e bëjnë shqipen sot të krahasueshme me gjuhët më të përpunuara, falë kulturës së tij titanike dhe saktësisë së shprehjes së të gjitha gjëndjeve shpirtërore. Psh përkthimi i nobelistëve Steinbeck dhe Asturias kap edhe nuancat më fine të këtyre autorëve gjenialë.

Por puna e tij e jetës ishte ekspozimi i një mjeti brilant të mendimit të tij në dobi të njerëzve dhe pikërisht përvijimi i një sistemi të ri të formalizimit të logjikës instinktive njerëzore. Me anë të këtij projekt-sistemi synohet të riinterpretohet sintetikisht e gjithë dija dhe të gjendet ndoshta një çelës i ri për realizimin e ëndrrave të përbashkëta filozofike –fetare të gjithë njerëzimit. Ky mjet sugjerohet në botimet “Shqipja dhe Sanskritishtja” (2 vol.), “Libri i Aforizmave “ dhe “ Roli Mesianik i Shqipes”.

Më poshtë po paraqes përshtypjet e mia nga komunikimi im intelektual me Petron.

Petro mendonte vetiu, ai kishte mendim që ishte në vetvete i vërtetë.

Ai gjente Absolutin kudo dhe punonte me të, sikurse Kisha sot lufton Relativizmin. Gjuha e tij është demaskuese por e qetë, mendimi i tij është revolucionar, por me kuptimin që trajton papa Ratzingeri në librin e tij “Revolucioni i Zotit”.

Ai kishte gjetur te shqipja mendimin e vetishëm, pra mendimin si e vërtetë e gjallë, mendimin që përjashton çdo dyshim, mendimin e pashkëputur nga fakti, mendimin e Frymës së Shenjtë. Shqipja e tij mbillte besim në çdo zemër.

Absoluti i tij pa fërkim, pa sforcim ishte jashtë realitetit; prandaj pikërisht nëpërmjet tij ai e shihte këtë të fundit tejpërtej, si i huaj, si i jashtëm për të, pra realiteti smund të mbante më sekrete për të. Absoluti i tij kuptoi Krishtin si e vetmja rrugë që zgjidhet si vetvrasja e egos për të lënë të hyjë , ose për të gjetur botën që aspiron Njeriu, botën ku aspirata e tij çlirohet. Ai rivendos Absolutin si aksiomë të mendimit dhe përmbys Laplace-in kur i thotë Napoleonit të I : “Sire, je nai pas besoin de cette Hypothese” (Madhëri, nuk kam nevojë për këtë Hipotezë). Këtu me Hipotezë Laplace kuptonte Absolutin, Zotin.

Keni dëgjuar për clairvoyance? Ai e përjetonte dhe të infektonte me të.

Petrua komunikonte pa paramenduar siç porosit Ungjilli, mendimi I tij ishte vallëzues , siç e kërkon NIçja. Prandaj askush se kapte dot me algoritma linearë mendimi. Ai vuante nga “la douce folie de Christ” (çmendia e ëmbël e Krishtit). Zoti i tij sluante me zare ( Einstein) por ai e përdorte gjuhën si zar për zbulim e krijim.

Algoritmi i Petros është simbolik , ai s`kapet dot akoma informatikisht. Mesazhi i tij është i shifruar, i enkriptuar, por me shifër, zarf të hapur (One time pad) , si vetë natyra. Ai mund të quhet edhe Algoritëm natyral. Ai është pra edhe Antialgoritëm, i lindur edhe nga përpjekja për tu përballur me Antiligjin e asaj kohe.

Share: