Home KRYESORE Lajme false për Covid,Ambasadorja Kim publikon raportin dhe jep një mesazh

Lajme false për Covid,Ambasadorja Kim publikon raportin dhe jep një mesazh

Raporti special i “EEAS” tregon se ata që kërkuan ta dobësojnë Shqipërinë disa vite më parë sërish po përdorin desinformimin dhe propagandën për të fshehur të vërtetën, për të pastruar gabimet dhe për të pretenduar se janë shpëtimtarët në krizën që vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi.

Është ky shënimi i Ambasadores amerikane Juri Kim, që shoqëron publikimin e një raporti të EEAS (European External Action Service), një shërbim i politikave të jashtme të BE.

Ky raport sjell një vëzhgim në trendin e disinformimit, lidhur me COVID-19, në vende të ndryshme të botës,mes të cilëve edhe Ballkani Perëndimor.

Raporti bën një vështrim mbi disa nga trendet e informacioneve false të shpërndara lidhur me COVID -19 dhe specifikon disa prej tyre, të shpërndara në rajone të ndryshme të botës. Por çfarë thuhet në raport?

Mbulimi lidhur me Ballkanin Perëndimor

Lajme të rreme, mungesë informacioni dhe disinformim lidhur me COVID -19 janë vënë re edhehapësirën informuese të Ballkanit Perëndimor. Narrativa të tilla si “Virusi u krijua në një laborator për të targetuar Kinën dhe Iranin” janë parë në media të këtij rajoni. Ka disa rreziqe të lidhura me disinformimin për koronavirusin në Ballkanin Perëndimor.

  • Ai mund të përdoret si armë në debatet elektorale për të diskredituar kundërshtarin me teori konspirative, si për shembull në kontekstin e zgjedhjeve në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
  • Mund të përdoret si armë kundër emigrantëve.
  • Mund të përdoret nga burimet e huaja për të manipuluar hapësirat locale të informacionit.

Share: