Home KRYESORE Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.

Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar dhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Ramës

TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO

🟢 KONFIRMOHET NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR🤩

🟢 MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV🙏./ Opinion.al

Share: