Home KRYESORE Manastirliu:Spital karantinë, struktura nis të përshtatet brenda 20 ditësh

Manastirliu:Spital karantinë, struktura nis të përshtatet brenda 20 ditësh

Shqipëria po bëhet gati të ngrejë një spital karantinë në të cilin pritet të hospitalizohen të gjithë të prekurit nga koronavirus, që do të jenë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja  Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë.

Ministrja deklaroi se është bërë një vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Sipas Manastirliut synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara./Opinion.al

Share: