Home KRYESORE Koronavirusi/OBSH rekomandon marrjen e 6 masave konkrete nga qeveritë

Koronavirusi/OBSH rekomandon marrjen e 6 masave konkrete nga qeveritë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatë Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në deklaratën e tij për mediat se vendet që kanë ndërmarrë politika kufizuese për qytetarët e tyre kanë krijuar një hapsirë që i jep kohë për veprim dhe kjo hapsirë duhet përdorur.

Ai i propozoi shteteve marrjen e 6 masave për të ndalur transmetimin e mëtejshëm të virusit.

Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ne rekomandojmë. Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe vendosni në dispozicion të gjithë fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik; Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel e komuniteti; Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testeve; Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni infrastukturën që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët; Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet; Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në shtypjen dhe kontrollin e COVID-19. Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi mos të rishfaqet”, tha kreu i OBSH-së.

Në masat e propozuara nga OBSH vihet re qartë se kërkohet që të gjitha kapacitetet e shtetit duhet të shkojën në luftën kundër koronavirusit. Përpos rritjes së personelit mjekësor dhe infrastukturës Dr. Adhanom kërkon gjithashtu rritjen e testimeve të cilat duhet të shërbejnë sic tha ai për të izoluar sa më shpejtë rastet e prekura. /Opinion.al

Share: