Nga Adela Kolea
“Tironë:
Meremja Monit – e qujtme alla fronga, “Mery” – ene sebepi i granisë, 8 Marsi.” 😉😎
( Vakti i dytë i muhabetit 😁)
[…] E Moni shkuli nji degë t’modhe mimoze t’oborrit për me ia bo peshqesh Meremes.
“Çër bo kshu mër burrë, se shkule gjithë pemën!”- i tha Meremja, se iu dhëmys mimoza shkretë.
I her për i her, Meremja u bo gati me hik ke Diu, rrobaqepsi mëhalles.
Diu qepte bukur fort e Meremja për 8 Mars kishte pas rujt qysh pri i her e m’vaftit m’sepet nji copë t’hollë sadapur si i thojshin italjont (seta pura), ose si i thojn nryshe tironsit, pri mënafshi, nji akllas i hollë gjithë nriçim, se Diu do i qepte nji fuston alla fronga për kët sebepin e granisë.
Do i njiste ene ca tentene, ene nja dy temina.
Diu, sa e pa Meremen ke dera dyqonit, i tha:
“Mereme, të morsha t’ligat, tu bofsha kurbon mi Mereme, provoje i her fustonin e ke për me pa që ke me u duk si artiste italjone kinemoje!”
Meremja u skuq içik n’surrat ene i tha:
“Amon Dio, leni kto llafe t’bukra se e kom Monin çelos!
Ene ti Dio, içik si tepër i zgjatçe durët kur m’i mure masat me metër n’trupin tem për fustonin që do m’qepshe!
Tashi, për fustonin ejvallah e t’lumshin durët, jom tu e provu n’shpi teme, t’ma shofi vesh Moni!”
E Meremja muri fustonin e duli pri dyqonit t’Diut tu fugu, para se Diu pehlivani modh, t’kishte naj menje t’keqe, se çër s’bojte vaki me te.
E kishte içik emnin n’mëhalle si qefliu modh ai.
Ene filloi tu u zbukuru Meremja mirë e mirë:
Boni gati i her nji tas me recetën e vjetër të ijes, ate t’depilimit me sheqer.
Sheqer, ujë e limon e u bo gati ai dylli i trashë qi njiste Meremja mas trupit me nji lugë druni. Ky ia shkulte gjithë qimet – edhe lëkurën vetë – Meremes për nji kohë t’gjatë, jo si kto metodat alla fronga t’sotshmet.
Masanej lau trupin e flokët me sapllake.
Flokët i lidhi me lecka për me u bo kacarrela e bukle.
Masanej i lynte me voj për me i nriçu.
Kishte pas bo vetë ene nji parfum me bimë e erëza t’mira, që ia kalojte ene parfumeve franceze.
Vuni nji vizë kalemi t’zi ke sytë ene nji buzkuq bojë t’nezme.
Nji palë vathë t’ijes që shnritshnin pri florini i kishin hije fort Meremes.
Nxorri pri synykut nji palë kunrra (këpucë) me taka alla fronga, ene nji çomte me nji rryp t’gjatë.
Grania lagjes do kishte për me e pas zili Meremen!
Kur po vijte akshomi, Moni e pa Meremen kur duli pri odës.
-“Qyqa, Mereme, t’u boftë kurbon Moni jot ty ishallah, tina je mi shejtone a na nji gru qetër?”
-“Po una jom mër Mono, çër thu kshu tina, pse me vërte nuk m’njofte e?”
-“Pasha zotin, je bo e bukra dheut. Ftyra osht e jotja mi Mery, a osht na nji maskë ajo që i ke njit surratit?
Po hap sytë kur t’dalësh m’rrugt, se kshu si m’je bo ti, tërbo mëhallen!
Un jom liberal, se ne tironsat jina me kohën, po ene çelos jom içik me thon t’drejtën, Mereme, e njef sifatin tem tina nashti, Mery!”
E Moni shkuli nji degë t’modhe mimoze t’oborrit për me ia bo peshqesh Meremes.
“Çër bo kshu mër burrë, se shkule gjithë pemën!”- i tha Meremja, se iu dhëmys mimoza shkretë.
“A kini për me shku gjo ke ai lokali me sallë danci, e? Paskeni për me kcy mo granishte mo…
Hap sytë Mereme, t’u boftë Moni ty, se mirë ju që jini t’gjitha gra mëhalle, po aty ke lokali, orkestrantët e kamarierët jon t’gjithë burra, e jarona…!”
Meremja e siguroi Monin me nji t’puthme, si ato që dijte veç ajo e duli pri dere majë takave ene e parfumosme, se ke rrugica e priste nji tufë me gratë e mëhalles.
Sebepi i 8 Marsit ishte nji gjo e përvitshme e gratë tironse t’civilizume t’mëhalles si Meremja që shoqet e veta e qujshin alla fronga “Mery”, zoja a zajusha ato, ishin t’parat për me rujt traditën…