Home KRYESORE Meta: Nuk synoj as kryeministër as kryetar opozite deri…

Meta: Nuk synoj as kryeministër as kryetar opozite deri…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot akuzave dhe aludimeve se ai ka kaluar në frontin opozitar.

Meta i quan këto “konspiracione” dhe shton se nuk do të synojë për postin e kryeministrit e as për atë të kryetarit të opozitës deri kur t’i mbarojë mandati i presidentit më 24 korrik 2020.

Ai paralajmëron tubimet të tjera teksa shkruan se “nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”.

Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria”, shkruan Meta.

Kujtojmë se në tubimin e Presidentit më 2 mars morën pjesë dhe liderët e partive opozitare por ata e ndoqën atë nga turma dhe nuk morën asnjë rol organizativ dhe nuk mbajtën asnjë fjalim. /Opinon.al

Share: