Home KRYESORE Miliona vdekje, çfarë paralajmëroi Bill Gates 5 vite më parë për epidemitë

Miliona vdekje, çfarë paralajmëroi Bill Gates 5 vite më parë për epidemitë

5 vjet më parë në një diskutimet e tij në publike në Ted, duket se Bill Gates kishte parashikuar saktësisht atë që po ndodh sot me koronavirus. Gjatë këtij diskutimi, mbi rreziqet që mund t’i kanoseshin globit në dekadat që do të vinin shpejt, Gates nuk fliste për armë bërthamore, por për viruse.

“Nëse ka diçka që mund të vrasë më shumë se 10 milionë njerëz në dekadat e ardhme, ka më shumë gjasa që të jetë një virus me përhapje të gjerë, se sa një armë bërthamore. Jo raketa, por mikrobe”. Duke e vijuar më tej argumentin e tij, Gates thotë se e mbështet atë, në idenë që: “Ne kemi investuar shumë në armët bërthamore, por shumë pak në një sistem që do të mundte të ndalonte një epidemi. Ne nuk jemi gati për epideminë e radhës”, thotë ai.

Më tej, duke iu referuar rastit të ebolës, të cilin thotë se e ka analizuar, Gates del në përfundimin, se problem nuk qëndronte në faktin që sistemi nuk funksionoi, por në faktin që ne as nuk e kishim një sistem.

“Ne nuk patëm një grup epidemiologjistësh të gatshëm që të shkonin dhe të shihnin si ishte sëmundja, si u përhap. Suportet për rastet vinin nga mediat. Një epidemi e tillë duhet të kishte me mijëra punonjës. Atje nuk ishte askush që mund të kërkonte për një trajtim. Askush që të përpiqej të gjente se cfarë duhej bërë. Për shembull ne mund të kishim marrë plazmën e të mbijetuarve, ta përpunonim dhe ta injektonim tek personat e shëndetshëm për t’i mbrojtur. Por kjo nuk u provua kurrë”, thotë Gates në videon e 5 viteve më pare, publikuar në Prill të vitit 2015.

Në fakt, kjo praktikë e plazmës së pacientëve të shëruar, është thënë që ka rezultuar efikase gjatë një testimi në Kinë, në rastin e koronavirusit.

“Dështimi për t’u përgatitur mund ta lejojë epideminë e radhës të jetë më dramatike se ebola”, thotë Gates, ndërsa liston një sërë arsyesh përse ebola nuk rezultoi në një shpërndarje të gjerë.

“Së pari sepse pati një punë heroike nga punonjësit e shëndetësisë. E dyta është mënyra e kontaminimit. Sëmundja nuk shpërndahet në rrugë ajore dhe në kohën e kontaminimit personat kanë shfaqur simptoma dhe janë spital. Dhe e treta, ajo nuk u përhap në zonat urbane. Por ky është vetem fat. Nëse do të përhapej në zonat urbane numri do të ishte shumë më i madh. Por herën tjetër ne mund të mos jemi me kaq fat. Ne mund të kemi një virus ku njerëzit mund të ndjehen mirë edhe pse janë të infektuar. Ata e marrin atë në avion, ose në market. Burimi i virusit mund të jetë epidemi natyrale si ebola, ose mund të jetë bioterrorizëm. Pra ka gjëra që do ta bënin situatën shumë herë më të keqe. Le të shohim një model virusi të përphapur përmes ajrit, si gripi spanjoll në vitin 1918. Ja çfarë do të ndodhte. Ai do të përhapej nëpër botë shumë shumë shpejt. Dhe ne do të kishim më shumë se 30 milionë persona të vdekur nga kjo epidemi. Ky është një problem serioz”, ka thënë Gates në fjalimin e tij, ndërsa ka vijuar me idenë se është koha që teknologjia t’i shërbejë pikërisht këtij fenomeni dhe të përgatitemi.

“Së pari të ndërtojmë sisteme të forta në vendet e varfra. Së dyti na duhet një korpus mjekësor. Njerëz të gatshëm të shkojnë për ekspertizë.Së treti është krijimi i një logjistike për këta ekspertë. Së katërti na duhet të bëjmë një stimulim. Lojë mikrobesh, jo luftë mikrobesh, që ne të shohim se ku jemi. Hera e fundit kur një lojë e tillë u krye në SHBA ishte viti 2011 dhe nuk shkoi shumë mirë. Kështu që rezultati është: viruset 1 dhe njerëzit 0. Dhe gjëja e fundit, na duhen shumë kërkime shkencore në fushën e vaksinave dhe diagnzave. Unë nuk kam një buxhet të saktë se sa do të kushtojë kjo, por është shumë shumë më modeste krahasuar me rrezikun potencial. Banka Botërore vlerëson se në një rast epidemie, bota do të humbiste 3 trilionë dollarë dhe do të kishim miliona  e miliona vdekje”. Duke bërë thirrje për t’i dhënë prioritet kësaj fushe, Gates e mbyll fjalimin e tij me fjalët: “Nëse fillojmë sot, do të jemi gati për epideminë e radhës”./Opinion.al

Share: