Nga Tritan Shehu
Keta misionare solidariteti nuk i dergoi Rama, por koshienca e tyre!
Ka nje keq perdorim cinik ne teatralitetin e Qeverise me vendimin tejet human, ndjenjen solidare te atyre 30 mjekeve e infermiereve, qe me vullnet te lire vendosen te nisen drejt Italise, duke u bere keshtu shprehje e ndjenjave te nje populli, qe i dhimbur nga tragjedia italiane, nuk mund te qendroje duar lidhur.
Paradoksalisht ne te gjithe ate ceremoni, te vetmin qe shqiptaret identifikuan e degjuan ishte Kryeministri e ndonje minister i tij, protagonistet e vertete te kesaj inisiative u vendosen qellimisht ne “hije”, larg, pa fytyra, pa emra e pa ze.
Ata nuk i dergoi ne Italine mike Rama, as “pagesa” e Qeverise sic kerkohet per turp te evidentohet nga burimet qeveritare, ata nuk po shkojne aty si mercenare, por si misionare te lire drejt atij vendi e populli kaq afer nesh ne histori, sot dhe neser, qofte edhe ne kete perpjekje per te perballuar epidemine.
“Clirimi” i Italise nga kjo e keqe eshte edhe fitorja e jone, garanci per suksesin tone, sepse dhe kjo lufte eshte e perbashket.
Pershendetjet me te ngrohta atij grupi misionaresh, jo thjesht ne beteje me virusin, por edhe si nje deshmi e asaj qe na bashkon me ate vend e popull!