Përshëndetje miq! Duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me sipërmarrës të huaj të sektorit ushqimor, ku edhe atje është problemi i pandemisë, ata më thonë që janë të gjithë në punë. Nuk ndërpritet aktiviteti për fabrikat, punishtet dhe shërbimet catering!
Ndërkohë këtu shoh që shumë punishte ushqimore kanë mbyllur cdo gjë. Sot nuk blen dot një ëmbëlsirë gjëkundi. Restorantet gjithashtu mund të aktivizojnë shërbimet e porosive në shtëpi. Kjo është një situatë që do zgjasë, prandaj ju duhet të jeni në punë, t’i shërbeni njerëzve sipas të gjitha rregullanve dhe me masat mbrojtëse.
Nga ana tjetër, ne e dimë mirë se me çfarë sakrificash punon biznesi në Shqipëri, me një barrë të rëndë taksash dhe me konsum gjithnjë në rënie. Mos e lini biznesin tuaj të falimentojë!
Ju e dëgjuat mbrëmë kryeministrin si u tall me biznesin. Në fakt një qeveri që nuk funksionon në kohë paqeje, nuk ka se si të funksionojë në kohë lufte. Dilini pra vetë për zot mundit dhe djersës suaj! Ka jetë përsëri përtej pandemisë. Dilni në punë dhe shërbejini konsumatorit ashtu sic duhet! Përdorni rrjetet sociale për shitje me telefon!
Forca, ngrihuni nga divani!
Nikollaq Neranxi
Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë.