Ka nisur trajnimi i mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.
Nëpërmjet një statusi në Facebook ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 3000 profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate.
Trajinimi i profesionistëve të shëndetit ka nisur në Vlorë dhe Elbasan dhe po kryhet në bashkëpunim mes strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë me universitetet rajonale.
Për administrimin e personelit mjekësor, infermieror dhe atyre vullnetar në sistemin shëndetësor për trajtimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19, ministrja Manastirliu ka firmosur një urdhër në të cilin është caktuar koordinator pergjegjës prof Arben Gjata.
3