Nga Tritan Shehu
Kthimi dhe mbeshtetja e gjitheaneshme e atyre mijra shqiptareve, qe kane mbetur jashte vendit nga mbyllja e kufijeve ne keto momente shume te veshtira edhe per ata e familjet e tyre, eshte nje detyre kushtetuese e shtetit tone, me te cilen nuk mund te spekulloje kerkush.
Edhe te paditurit, edhe ata qe nuk i kane lexuat me vemendje pronocimet duhet tashme ta kuptojne se kjo nuk ka lidhje me domosdoshmerine epidemiologjike te ndalimit te fluturimeve normale a trageteve me pasagjere drejt Shqiperise.
Ketu behet fjale per transport specifik te domosdoshem, do ta quaja shpetimi, vetem per ata qe do te atdhesohen ku do te ekzaminohen e vendosen ne karantina e jo per udhetime te zakoneshme.
Besoj se ketu ka nje diference te madhe, qe pothuajse te gjitha shtetet po e organizojne per qytetaret e tyre….ne akoma fleme.
Une nuk e di nese ata qe i jane kundervene kesaj domosdoshmerie po e bejne kete nga konfuzioni, pa dija apo nga cinizmi i lidhur me ”rritjen e rrezikut” te kontaminimit ne vend, nqs eshte kjo e fundit eshte kriminale.