Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në Twitter pasi LDK ka dorëzuar mocionin e mosbesimit në Kuvend ndaj qeverisë Kurti.
Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar: “Luftoni koronavirusin, mos e luftoni njëri tjetrin”.
Ky reagim i Osmanit vjen menjëherë pas publikimit të lajmit de Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti me 46 nënshkrime.