Home KRYESORE Pa grim dhe pa kostume, deputetët shqiptarë mbledhje online

Pa grim dhe pa kostume, deputetët shqiptarë mbledhje online

Në kuadër të masave të marra për të frenuar koronavirusin, politikanët, si të gjithë qytetarët e tjerë janë mbyllur në shtëpi.

Kuvendi nuk po kryen asnjë aktivitet megjithatë firmat e qeverisë për masat ndaj Covid-19, nuk mjaftojnë nëse kuvendi nuk mblidhet brenda 45 ditëve për të konfirmuar aktet normative.

Për këtë arsye, Kuvendi ka ngritur një platformë online përmes të cilit deputetët mund të zhvillojnë mbledhje online nga shtëpitë e tyre.

“ABC News” ka siguruar këto foto që vijnë nga testimet që Komisioni i Ligjeve, i Jashtmi, i Sigurisë dhe ai i Shëndetësisë, kanë zhvilluar për të provuar sitemin ku ditët e ardhshme do të zhvillojnë mbledhjet e punës.

Ulsi Manja dhe Milva Ekonomi deklaruan për ABC News se ende nuk kanë caktuar një datë, pasi kanë afat deri në fund të prillit, dhe për momentin, po testojnë sistemin online.

Edhe Konferenca e Kryetarëve u mblodh online, ndërsa për Seancën Plenare ende nuk është marrë vendimi për tu mbledhur me video përmes teknologjisë, apo nëse deptutetët do të takohen fizikisht./Opinion.al

Share: