Pasditen e sotme Papa Françesku, la Vatikanin, për t’u lutur për botën dhe fundin e epidemisë, brenda qytetit të Romës.
Ai së pari vizitoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore, për t’i drejtuar një lutje Virgjëreshës, Salus Populi Romani. Më pas, duke bërë një shëtitje në këmbë, Ati i Shenjtë arriti në Kishën e San Marcello al Corso për t’u lutur për fatin e botës.
Po kështu Papa drejtoi një lutje për të gjithë stafin mjekësor për të gjitha sakrificat që po bëjnë për të shpëtuar sa më shumë njerëz.
Papa u kthye në Vatikan rreth orës 5.30 pasdite./L.F-dritare.net