Home QASJE QE BEN LAJM Parashikimi i motit, 2 Mars 2020

Parashikimi i motit, 2 Mars 2020

Deri në mesditë i gjithë vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet deri mesatar. Por pasditja dhe orët vijuese përmirësojnë përkohësisht kushtet atmosferike në territorin shqiptar.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 1°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 20°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzimi 5 ballë. /Opinion.al

Share: